Modelja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman prej vitesh zgjedhin që një pjesë të pushimeve të tyre t’i kalojnë në Shqipëri.
Kështu kanë bërë edhe këtë vit duke zgjedhur si destinacion jugun e Shqipërisë.
Të dy kanë publikuar foto dhe video në bregdetin shqiptar, duke zbuluar se po qëndrojnë në Dhërmi.
Në një foto që publikoi Almeda, dyshja shihet bashkë me djalin dhe vajzën e tyre teksa shijojnë perëndimin e diellit në një pishinë.