7 raste të vjedhjes së pasurisë janë zbuluar si të kryera gjatë 4 muajve të fundit në Dibër dhe në Mat nga 2 grupe.
Në Dibër një 32-vjeçar me inicialet M. T. (T.), theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për vjedhje, për të vjedhur sërish. Ai u arrestua së bashku me 2 bashkëpunëtorët e tij, 21-vjeçari me inicialet K. H., dhe 29-vjeçari me inicialet G. Z., autorë të 5 vjedhjeve.
Në Mat një 44-vjeçar me inicialet I. D., në bashkëpunim me një 17-vjeçar vodhën 2 motorë. Shpallet në kërkim 44-vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, 17-vjeçari. Vijon puna për kapjen e 44-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Dibrës, për veprime të mëtejshme.