-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kundër ndërtimin e fabrikës së bitumit, banorët në Fierzë: Dëmton natyrën dhe turizmin

Kryesoret

Qytetarët në Tropojë janë ngritur sot në protestë kundër shfrytëzimeve të materialeve inerte dhe kundër ndërtimit të fabrikës së bitumit.

Sipas banorëve këto gurore po dëmtojnë edhe turizmin duke shkaktuar ndotje të ambjentit e shkatërrim të habitatit natyrore të maleve.

Fabrika e bitumit pritet të ndërtohet pranë ujësjellësit të kësaj njësie, vetëm 50 metra larg rrugës nacionale Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.

Qytetarët thonë se ata nuk kanë asnjë dokumentacion ligjor për të ushtruar këtë aktivitet gjithashtu ngrenë shqetësimin e fëmijëve që shkojnë në shkollë nga kjo rrugë se ndiejnë rrezikun nga makineritë e rënda që transportojnë materialet inerte.

Protestuesit kërkojnë nga organet ligjzbatuese të ndërpresin menjëherë këtë aktivitet të paligjshëm e situata të kaloj në normalitet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit