-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali i drogës në Zall Herr, lirohen nga detyra 4 ushtarakë, propozohen për lirim edhe 6 të tjerë

Kryesoret

Policia e shtetit ka dalë me një njoftim në lidhje me zbulimin e parcelës me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit.

Mësohet se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka thirrur një mbledhje urgjente në lidhje me ngjarjen.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku u regjistrua skandali.

Mësohet se u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” komandant i, specialisti i infrastrukturës së Repartin Ushtarak, Magazinieri dhe zv/ komandant toge në Repartin Ushtarak.

Menjëherë pas ngjarjes në të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura filloi një proces vlerësimi dhe analize për masat e marra dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Nga analiza e Shtabit të Përgjithshëm janë marrë masat e mëposhtme:

  1. Janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja, përkatësisht: Specialisti për sigurisnë në seksionin e zbulimit,  Specialist për infrastrukturën/MNZSH, Zëvëndës Komandant toge në Kompaninë e mbështetjes, Magazinier/shofer në Kompaninë e Mbështetjes.

Është bërë edhe një propozim për lirimin nga detyra dhe nxjerrjen në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm të FA të 6 ushtarakëve të FT dhe 4 ushtarakë të Policisë Ushtarake.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit