Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Iballë të Fushë-Arrëzit, ku mësohet se një fëmijë është mbytur në rezervuarin e fshatit.
Viktima është identifikuar si I. Kabeta, 10 vjeç. Paraprakisht dyshohet se fëmija është mbytur aksidentalisht, pasi i ka rrëshqitur këmba.
ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe hetuesit, që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.