Modelja Arbenita Ismajli, nuk është në periudhën më të mirë pasi ajo ka pësuar një krizë në martesën me Feron.
Të gjitha i ka lenë në dorë të drejtësisë, e tani po gjen pak kohë edhe për vetën. Përmes një fotoje në ‘Instastory’ modelja zbuloi vendin në të cilin po heq stresin.
‘Unë dhe vendi ku e largoi stresin’, shkroi krahas fotos.
Fero dhe Arbenita u bënë kryefjalë në media pak javë më parë. Reperi mësohet se e ka kërcënuar se “do ta vras nëse ma merr vajzën”.
Pas dhunës së ushtruar ndaj saj, Arbenita është larguar nga banesa ku bashkëjeton me Feron dhe vajzën e tyre, dhe ka bërë denoncim në polici.
Reperi u dënua me 1 muaj paraburgim, por tashmë është i lirë. Çështja mes tyre do zgjidhet nga gjykata.