Aktorja e njohur, Delinda Disha, është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në Instagram.
Ajo zbulon se djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Kostandin, ka lindur ditën e sotme10 gusht.
“10.08.2023. Mirë se erdhe Kostandin”, ka shkruar ajo.
Urimet qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit në hapësirën për komente.
Artistja e njohur në vitin e kaluar njoftoi se ishte shtatzënë sërish, por që kishte humbur binjakët.
Delinda dhe partneri i saj, Eldo se kanë bashkë edhe një djalë, gjashtëvjeçar.