-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vodhi fondet e BE, arrestohet kryebashkiaku bullgar

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Toshevos në Bullgari është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka keqpërdorur fondet e Bashkimit Europian.

Këto fonde ishin të destinuara për të rritur efikasitetin e energjisë në ndërtesat e banimit, sipas mediave të huaja.

Zyra e Prokurorit Publik njofton se, Valentin Dimitrov, kryebashkiak i qytetit Toshevo në Bullgarinë verilindore, u arrestua me kërkesë të Prokurorit Publik Evropian.

Dimitrov ka qenë nën hetim për mashtrim që përfshin subvencione nga Bashkimi Evropian. Shkeljet e supozuara kanë ndodhur në vitet 2017-2919.

Toshevo mori një grant nga Bashkimi Europian për të financuar projektin në shumën prej 169.000 euro sipas zyrës së prokurorit dhe i caktoi projektin një kontraktori privat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit