Një punonjës i sallës operative ka dëgjuar në telefon vrasjen e një të riu shqiptar në një fermë kanabisi. Daily Mail shkruan se i riu shqiptar, Xhovan Pepaj, 25-vjeç, u godit 16 herë me thikë nga një bandë që u fut për të grabitur fermën e drejtuar nga rivalët e tyre, pas përplasjeve mes dy grupeve.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, që ka ndodhur më 4 dhjetor 2021, po gjykohen 6 persona. Tre prej tyre janë shpallur tashmë fajtorë për vrasje, Kelvin Amoako, 19 vjeç, Ciaran Stewart, 19 dhe Bartosz Malawski, 28 vjeç.
Ndërsa Nathan Rainforth, 22, Donte Simpson-Palmer, 19 dhe Ray Renda, 22 vjeç, janë dënuar për vrasje nga pakujdesia.
Prokurori i çështjes, Danny Moore tha se i riu shqiptar, telefonoi policinë dhe qëndroi në telefon për 14 minuta dhe 50 sekonda, duke i treguar çfarë po ndodhte.
“Përveç bisedës, operatori mundi të dëgjonte gjërat që u thanë nga të tjerët dhe zhurmat. Pasi e dëgjon këtë regjistrim konkluzioni është se ndaj Xhovan Pepajt po përdoret dhunë. Ai sulmohet për vdekje gjatë asaj telefonate.”
Banda u fut në banesë në orën 03:24. Shqiptari fillimisht ka marrë në telefon anëtarët e grupit të tij, të cilët kanë shkuar 10 minuta pas ngjarjes, por nuk u futën dot brenda.
Pepaj ndërkohë kishte mbetur i bllokuar brenda me Amoako, Steëart and Malaëski. Pasi e goditën për vdekje 25-vjeçarin, 3 autorët e dyshuar u hodhën nga një dritare dhe arritën t’i iknin si shqiptarëve, ashtu sikurse edhe policisë.
Disa minuta më vonë, Amoako i dërgoi një mesazh në Snapchat një shoku të cilit i tha: “Sapo vrava dikë”. Gjyqi për personat në fjalë pritet të zgjasë për disa javë.