-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Arrestimi i Fredi Belerit provokon acarimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke

Kryesoret

Nga 31 raste të dyshuara për korrupsion zgjedhor vetëm beleri mbahet në burgim”, tha deputeti grek Syrigos.

Arrestimi i kandidatit opozitar Fredi Beleri dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit në Himarë provokoi një acarrim në marrëdhëniet e Tiranës me Athinën, sepse ai përfaqëson Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila mbron të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.

Ndërsa Greqia kërkoi shpjegime në rrugë diplomatike, Kryeministri Edi Rama deklaroi përmes rrjeteve sociale pas ndalimit nga prokuroria të kandidatit të opozitës për Himarën Beleri se “duhet respektuar pavarësia e organeve të drejtësisë”, dhe bëri thirrje që “të priten me durim provat dhe fjala e drejtësisë dhe askush të mos nxitohet me përfundime politike”.

Ai shtoi se “kjo përbën një sprovë të madhe për drejtësinë lidhur me zgjedhjet, se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha zotit Beleri mandatin e drejtuesit të ardhshëm të Bashkisë së Himarës, pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit me një diferencë të ngushtë votash përballë kandidatit socialist, Jorgo Goro, kryebashkiakut të mëparshëm.

Kryetar i këshillit bashkiak të Himarës është zgjedhur një përfaqësues i Partisë Socialiste, e cila ka numrin më të madh të këshilltarëve, një ditë pasi Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e zotit Beleri për të qenë i pranishëm në mbledhjen e parë dhe për të bërë betimin.

Edhe Gjykata e Posaçme e shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe Apeli i Gjykatës së Posaçme kanë hedhur poshtë kërkesat e Belerit për masa më të lehta arresti, duke e lënë në arrest me burg, derisa bëhet fjalë për akuzën e shitblerjes së votave, të kapur në flagrancë./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit