5 persona janë arrestuar në Zubin Potok, pasi dyshohen se kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj oficerëve të policisë së Kosovës.
Zv/drejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani ka konfirmuar për mediat se rasti ka ndodhur pasi policia ka hasur në disa automjete të cilat besohej se kontrabandonin mallra.
Ai tregoi se në tentativë për t’i ndaluar ka pasur shkëmbim me armë zjarri, por për fat të mirë nuk ka patur të plagosur.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e komunës së Zubin Potokut policia ka has në një kombi dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra,” tha Elshani.
“5 persona janë arrestuar, ndërsa janë konfisku tri vetura. Policia po merret me rastin i cili cilësohet si sulm ndaj personave zyrtar, posedim narkotikesh dhe kontrabandim me mallra,” shprehet zv/drejtori.