-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Dogjën qëllimisht një automjet në Durrës, arrestohet 26-vjeçari dhe një i mitur

Kryesoret

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, për identifikimin e autorëve të djegies së qëllimshme të një automjeti, në lagjen nr. 1, të kryer më datë 06.08.2023, rreth orës 05:10, është finalizuar operacioni policor i koduar “Rec.”.

Në kuadër të tij u kapën në bashkëpunim me Policinë e Vlorës, dhe u vunë në pranga shtetasi Seir Konti, 26 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Vlorë. Nga hetimet është provuar se këta 2 shtetas kanë djegur qëllimisht, automjetin e shtetasit E. Gj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit