Gjykatësja federale Tanya Chutkan i dha përgjithësisht të drejtë avokatëve të ish presidentit Trump, gjatë seancës së sotme që po shqyrtonte kërkesën e prokurorit se çfarë mund të bëjë publike dhe çfarë jo, ish presidenti nga provat kundër tij.
Gjykatësja, në rastin e akuzave të ngritura ndaj zotit Trump për komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, refuzoi propozimin e prokurorëve, që asnjë detaj nga provat të mos bëhej publik prej ish presidentit.
Gjykatësja tha se “është e prirur të pajtohet me rregulla më pak kufizuese, se ato që kishin kërkuar prokurorët rreth publikimit të pohimeve të pm dëshmitarëve nga qeveria”.
Ajo dukej më e gatshme të vendosë një masë më kufizuese, që do të ndalonte vetëm publikimin e materialeve, që konsiderohen “sekrete”, siç janë materialet e jurisë së madhe.
Ajo, megjithatë, bllokoi kërkesat e tjera të palës mbrojtëse, që kërkonte të zgjeronte spektrin se kush mund t’i shohë këto dokumente dhe se cilat duhet të konsiderohen dokumente sekrete.
Qeveria e konsideron pjesën më të madhe të dëshmive në këtë rast si “sekrete”.
Kërkesa e prokurorëve për masë kufizuese, ishte përballja e parë mes mbrojtjes dhe akuzës./VOA