-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Muzikë e lartë gjatë mesnatës në bregdet, e pësojnë menaxherët e 2 lokaleve në Sarandë

Kryesoret

Vijon të bëhet shqetësim muzika e lartë për qytetarët dhe pushuesit në bregdet.

Si pasojë, mësohet se janë proceduar penalisht menaxherët e dy lokaleve në Sarandë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Sakaq, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjeneronin muzikën.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Konstatohen si rezultat i patrullimeve gjatë natës, dhe goditen 2 raste të tjera të ndotjes akustike. Procedohen penalisht menaxherët e 2 lokaleve në qytet dhe në bregdet, të cilët duke vënë muzikë të lartë në këto ambiente, ishin bërë shqetësim për qytetarët dhe për pushuesit. Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.

Si rezultat i kontrolleve të kryera gjatë mbrëmjes dhe gjatë natës, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në subjekte të ndryshme në zonën urbane dhe në atë bregdetare, për të verifikuar zbatimin e ligjit mbi orarin dhe nivelin e muzikës, janë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë.

Për këto raste, janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për menaxherët e 2 lokaleve, shtetasit, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe 41 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjeneronin muzikën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit