-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Përvëlohet” Spanja, temperaturat në Valencia deri në 47 gradë

Kryesoret

Temperatura në Valencia shkoi të enjten në 47 gradë Celsius, një rekord historik për këtë qytet në juglindje të Spanjës, sipas të dhënave të shërbimit kombëtar meteorologjik, pasi që nga e hëna, vendi përjetoi valën e tretë të të nxehtit të verës këtë vit.

Tetë rajone në pjesën lindore të Spanjës, rreth qyteteve Valencia dhe Murcia, janë në gatishmëri për shkak të kushteve ekstreme të motit. Të enjten pasdite, temperatura në aeroportin e Valencias shkoi 46.8 gradë Celsius, 3.4 gradë më e lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur në vitin 1986″, tha agjencia meteorologjike spanjolle.

Rekordi historik i temperaturës së lartë të vendit u thye më 14 gusht 2021, me 47.6 gradë Celsius në La Rambla, në jug të Kordobës, Andaluzi. Të mërkurën, dy zona pranë Seviljes dhe Granadës regjistruan temperatura mbi 44 gradë.

Sipas parashikimeve të motit, vala e tretë e të nxehtit do të lehtësohet nesër të premten, me dy zona rreth qyteteve të Kordobës dhe Seviljes në alarm, si dhe pjesën jugore të ishullit Gran Canaria, ku temperatura pritet të shkojë 44. gradë Celsius.

Më shumë se 700,000 hektarë janë djegur në Spanjë që nga fillimi i vitit, një shifër e përkohshme shumë më pak se 3 milionë hektarët e shkatërruar në vitin 2022, sipas Sistemit Europian të Informacionit të Zjarrit në Pyll.

Ekspertët besojnë se rritja e valëve të të nxehtit, si dhe kohëzgjatja dhe intensiteti i tyre, janë pasojë e ndryshimeve klimatike. Spanja, 75% e territorit të së cilës kërcënohet nga shkretëtirëzimi, sipas OKB-së, është vendi i Europës Perëndimore më i kërcënuar nga fenomeni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit