Ditën e sotme është regjistruar një ngjarje e rëndë në fshatin Pojan të Fierit ku dyshohet se një 21-vjeçar është mbytur në kanal.
Hamit Senka së bashku me miqtë e tij kishte shkuar për të peshkuar kur një moment ka rënë në kanal dhe nuk ka dalë më.
Shokët e tij kanë njoftuar menjëherë në lidhje me ngjarjen dhe ka nisur kërkimi për gjetjen e të riut.
E rëndë në Fier, mbytet i riu, po peshkonte me shokët në kanalin e Pojanit
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 ku dyshohet se duke peshkuar i riu ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.