Një grek dhe një shqiptar janë vënë nën hetim pasi u janë sekuestruar 47 mijë euro. Bëhet fjalë për 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në këtë PKK.
Konkretisht në automjeti me drejtues grekun me inicialet V. P., gjatë kontrolleve të imtësishme, u gjetën të fshehura 30 000 euro të cilat ai tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar konfrom ligjeve.
Ndërsa shqiptarit me inicialet A. J. dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, iu gjetën 17 000 euro që ai tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar konfrom ligjeve.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 60-vjeçarin grek dhe 53-vjeçarin shqiptar, si dhe u sekuestruan shumat e parave.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.