-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë funksionoi, ja hapat që po ndjekim për ndalimin e gomoneve

Kryesoret

Mbërritja e emigrantëve me varka ose gomone nëpërmjet Kanalit për në Britani është bërë një çështje emergjente dhe shumë e diskutuar në qeverinë britanike.

Së fundmi kryeministri britanik ka postuar një video në Twitter ku tregon 5 hapat për luftuar emigracionin e paligjshëm.

Kryeministri britanik tha gjithashtu se marrëveshja me Shqipërinë, ka ndihmuar në uljen drastike të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në Britani, me 90%.

  1. Kushdo emigrant që do të mbërrijë në Britani në mënyrë ilegale nuk do të mund të qëndrojë pavarësisht përpjekjeve të shumta që mund të bëjë, duke marrë parasysh ligjet e reja që priten të hyjnë në fuqi së shpejti.

  2. Qeveria britanike ka nënshkruar një marrëveshje me Francën për të ndaluar kalimin e emigrantëve përpara se të kalojnë Kanalin.

  3. Rishi Sunak tha se ka rritur me 50% bastisjen për punëtorët ilegalë gjithashtu.

  4. Farsa e emigrantëve të paligjshëm që qëndrojnë në hotele nga taksapaguesit do të ndalojë.

  5. Sunak shtoi se e vetmja mënyrë për të qëndruar në Britani do të jetë nëpërmjet rrugëve ilegale.

“E di që ndalimi i emigrantëve është një prioritet për britanikët dhe nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa të arrijmë qëllimin tonë,” përfundoi Rishi Sunak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit