-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti në Turqi, gjeologu: Do ketë të tjerë, çarja e Anadollit po i afrohet Greqisë

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme disa rajone në Turqi u goditën nga një lëkundje e fuqishme tërmeti, e magnitudës 5.3 e shkallës rihter, që përhapi jo pak panik mes banorëve në Dijarbakır, Antalia dhe Malatya.

Teksa ka folur për mediat turke në lidhje me këto lëkundje, gjeologu Prof. Dr. Naci Görür, paralajmëroi se të tjera do të pasojnë, jo vetëm në zonat e sipërcituara, por edhe në Adana, Kayseri, Adıyaman dhe Hakkari.

Sipas Görür, lidhet me faktin se këto provinca janë afër rajonit ku shtrihet edhe Anadolli Lindor.

“E kam deklaruar edhe më parë se nuk do të ishte e habitshme nëse në këtë rajon do të ndodhin tërmete të kësaj natyre. Është shumë e natyrshme. Tani rajoni i Anadollit Lindor është i ndarë nga brezi malor Bitlis-Zagros në pllakën arabe e cila është vazhdimisht duke lëvizur drejt veriut, në drejtim të Euroazisë. Shumica e Anadollit po i afrohet Greqisë. Nëse periudha e përsëritjes është 500 vjet, atëherë fuqia do të grumbullohet dhe do të ketë një tjetër tërmet shkatërrimtar,” thotë prof. Dr. Naci Görür

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit