Paraditen e sotme është regjistruar një ngjarje e rëndë në fshatin Pojan të Fierit ku mbeti i mbytur në kanal 21-vjeçari Hamit Senka.
Trupi i të riut u gjet pas disa orë kërkimesh. Ai kishte shkuar së bashku me miqtë e tij për të peshkuar kur një moment ka rënë në kanal dhe nuk ka dalë më.
Shokët e tij kanë njoftuar menjëherë në lidhje me ngjarjen dhe ka nisur kërkimi për gjetjen e të riut.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 ku dyshohet se duke peshkuar i riu ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ra në kanal teksa po peshkonte, identifikohet 21-vjeçari në Fier