-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë, gjenden dy të vdekur në rrugë brenda 8 minutash

Kryesoret

Dy persona janë gjetur të vdekur sot në harkun kohorë të 8 minutave në dy rrugë të ndryshme në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka konfirmuar se bëhet fjalë për një 56-vjeçar dhe një 77-vjeçar.

Ndërkohë mësohet se trupat e të dy viktimave tashmë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Hetim i vdekjes Mitrovicë, 12, gusht 2023, Sot , rreth orës 17:12,  është raportuar se në rrugën “Fadil Deliqi” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull rreth 56 vjeçar. Ai dyshohet se ka pasur vdekje natyrore. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion,” thuhet në njoftimin e parë të policisë së Kosovës.

“Mitrovicë, 12 gusht 2023, Hetim i vdekjes Rruga “Ali Zeneli” Mitrovicë, sot, rreth orës 17:20, është raportuar se në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull rreth 77 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion,” thuhet në njoftimin tjetër të policisë së Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit