Gjashtë emigrantë vdiqën kur anija në të cilën ndodheshin u mbyt në Kanalin anglez pranë Sangat (Pas-de-Calais).
Kërkimet vazhdojnë për të gjetur 10 pasagjerë të zhdukur, ndërsa 55 persona të shpëtuar janë duke u kujdesur nga shërbimet e urgjencës, sipas zyrës së prokurorit publik të Boulogne.
Anija u pikas duke u fundosur herët në mëngjes nga anija patrulluese franceze Cormoran, e cila nisi menjëherë një operacion shpëtimi.
Prokuroria publike e Boulonjës ka nisur hetimet për aksidentin.
Që nga viti 2018, më shumë se 100,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez, duke përdorur varka të vogla.
Sipas një raporti të AFP-së, 100,715 emigrantë kanë kaluar që kur Mbretëria e Bashkuar filloi të numëronte këto kalime në 2018, të cilat janë kryesisht nga brigjet franceze.
Të enjten, 755 emigrantë kaluan detin e rrezikshëm drejt brigjeve britanike – një numër rekord ditor që nga fillimi i vitit.