Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Qesarakë në Maliq.
62-vjeçari Ramiz Muçollari është mbyllur në shtëpinë e tij pasi ka plagosur gruan Pëllumbesha Muçollari dhe djalin e tij, Kamber Muçollari.
Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë sapo është regjistruar ngjarja Policia ka shkuar drejt vendit ku ka ndodhur dhuna.
Plagosi gruan dhe djalin, 62-vjeçari mbyllet në banesë me armë, qëllon në drejtim të policisë
Sapo policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, 62-vjeçari ka hapur zjarr drejt tyre. Duke qenë se situata është serioze dhe e rrezikshme policia ka bllokuar rrugën që të çon drejt fshatit Qesarakë dhe po mundohet të negociojë me Muçollarin për t’u dorëzuar.
Më parë erdhi edhe njoftimi i policisë ku u bë e ditur se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale “Renea” ndërsa operacioni për kapjen e tij po vijon.