Një avion luftarak Su-30 rus, është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor sot në rajonin e Kaliningradit të Rusisë.
Ministria e Mbrojtjes ruse ka deklaruar se si shkak i rrëzimit të avionit kanë humbur jetën dy pilotët që ishin në bord.
“Aeroplani Su-30 u rrëzua në një zonë të pabanuar. Fluturimi ishte pa municion. Ekuipazhi i avionit u vra,” tha ministria, duke theksuar se shkaku i mundshëm i rrëzimit ishte një dështim teknik.
Kaliningrad është një rajon ruse midis dy vendeve anëtare të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë, në Detin Baltik.