Lajmin e ka bërë të ditur Novaya Gazeta në një raport të gjerë.
“Perëndimi u fiksua me destabilizimin e situatës brenda Rusisë, fillimisht përgjatë kufijve të vendit. Për këtë arsye ata e mbështetën hapur Rusofobinënë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.
Faza tjetër e planit të tyre ishte të tërhiqnin Rusinë në një seri konfliktesh dhe “revolucionesh me ngjyra”, të destabilizonin ekonominë e saj dhe të zëvendësonin autoritetet e saj me kukulla. Qëllimi përfundimtar ishte një sekret i përbashkët: të shpërbëhej Rusia dhe të fitonte kontrollin e burimeve të saj”.
Ky është një fragment nga libri i ri i Historisë që nxënësve rusë të klasave të 10-ta dhe të 11-ta do të mësohen duke filluar nga 1 shtatori.
Një nga autorët e librit është ish-ministër i Kulturës në Rusi, Vladimir Medinsky.
Ndër të tjera, në libër thuhet se nëse nuk do të kishte ndodhur pushtimi rus i Ukrainës,”atëherë fundi i qytetërimit mund të vijë.”
Një ekspert i politikave arsimore, i cili foli për Novaya Gazeta në kushte anonimiteti, tha se shtëpia botuese në fjalë tani gëzon një monopol në tregun rus të teksteve shkollore, ashtu si gjatë periudhës sovjetike, dhe se kjo i shërben “një qëllimi thjesht ideologjik. .. t’u imponojë studentëve patriotizmin militarist”.
Duke e përshkruar kurrikulën e re si “një ideologji të vetme” që “nuk është aspak fleksibël”, eksperti akuzoi “profesionistët e Ministrisë së Arsimit” se po përpiqeshin “të kontrollonin mendjet e fëmijëve të shkollës”.
Përveç librave të Historisë, po përgatitet edhe një libër i ri i studimeve sociale. Ideja kryesore pas librit të ri është “të kuptuarit e vlerës së pakushtëzuar të sovranitetit shtetëror të Rusisë” dhe rolin e Rusisë në “krijimin e një rendi të drejtë botëror”.
Artikulli i plotë këtu.