Për Partizanin, për kryeqytetit shqiptar, vizita e Romës ishte më shumë se sa një test miqësor. Nuk ndodh shpesh që në Tiranë të vijë një ekip kaq i madh, për më tepër me një trajner ikonë, nga më të mirët në historinë e futbollit, Jose Mourinho.
Nuk ka surpriza, Roma fiton në miqësoren përball Partizanit në “Air Albania”
Këto detaje bën që “Air Albania” të ishte “full”, një atmosferë fantastike që i dha më shumë shije këtij takimi. Historia është ndryshe për Romën, për verdhekuqtë ky ishte thjesht një test miqësorë për të kolauduar ekipin në prag të sezonit të ri.
I tillë ishte dhe pasqyrimi në mediat italiane, një përshkrim i ftohtë, madje dhe me gabime, si në rastin e Corriere dello Sport, që e ngatërron Partizanin e Tiranës me atë të Beogradit:

“Partizani i Beogradit-Roma 1-2, deciziv golat e Belottit dhe El Shaarawy. Fitore e ngushte në testin e fundit miqësore përpara startit të sezonit për verdhekuqtë e Mourinho-s, në fushë pa Dybala”, shkruan ndër të tjera Corriere dello Sport.

“Roma fiton me El Shaarawy dhe Belotti. Fair play i Mou: kundërshtari me 10 lojtarë, heq një nga të tijtë”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

“Miqësore: Roma ok në Tiranë me dyshen El Shaarawy-Belotti”, ishte titulli i SportMediaset.