-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk ka surpriza, Roma fiton në miqësoren përball Partizanit në “Air Albania”

Kryesoret

Roma fitoi 2-1 në miqësoren e luajtur ndaj Partizanit në “Air Albania”, në Tiranë mbrëmjen e sotme.

El Shaarawy zhbllokoi shifrat në minutën e 10-të ndërsa një top i humbur në mesfushë nga të kuqtë solli edhe golin e dytë të skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho. Belotti u tregua i saktë para porte në minutën e 26-të, me një të djathtë tokazi.

Futbollistët e Partizanit provuan me forca të pakta, teksa në fundin e fraksionit të parë, Keko u pengua në zonë, por arbitri Xhaja nuk akordoi penallti, pavarësisht protestave.

Në të 60-tën, Belotti pati rastin për të thelluar avantazhin, sulmuesi italian bëri më të vështirën, duke mos gjetur rrjetën nga fare pranë portës.

Partizani fitoi penallti në minutën e 85-të, pas një kontakti Çelik-Cara. Cara mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, duke ngushtuar shifrat, ndërsa rezultati mbeti i njëjtë deri në fund, 1-2 në favor të Romës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit