Policia e Elbasanit ka zhvilluar ditën e sotme një operacion kundër narkotikëve duke sjellë arrestim e dy personave dhe procedimin e një personi të tretë.
Në pranga u vendos një 34-vjeçar me inicialet S. H. pasi u kap në lagjen “Kala” të qytetit duke thyer masën e arrestit shtëpiak i cili akuzohej për drogë.
Gjithashtu u arrestua 31-vjeçari me inicialet K. Z. pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi heroinë.
Për veç dy arrestime policia procedoi edhe një 25-vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.