Pasditen e sotme është përfshirë nga flakët një makinë në lëvizje.
Ngjarja është regjistruar në autostradën e Vlorës. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka të lënduar.
Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe për pasojë autostrada është bllokuar për disa minuta.