Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe 2 të tjerë janë proceduar penalisht ndërsa një person nga Rumania është shpallur në kërkim për trafikim të paligjshëm.
25-vjeçari rumun ka marrë me qira një automjet tip “Benz” në Zvicër, të cilin më pas e ka trafikuar në Shqipëri.
Të katërt më pas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr automjetit pajisjen GPS me qëllim shitjen e tij.
Policia ka lokalizuar automjetin e dyshuar në Mamurras së bashku me dy persona, të cilët gjatë ndërhyrjes, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.