-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdes i dënuari në burgun e Rrogozhinës, dyshohet për arrest kardiak 

Kryesoret

Një 37-vjeçar i dënuar për vjedhje ka ndërruar jetë në ambientet e burgut të Rrogozhinës ku po vuante dënimin që prej 13 janarit të këtij viti.

Referuar deklarimeve të të burgosurve të tjerë të dhomës si dhe të punonjësit të shërbimit, rreth orës 20.30, i dënuari Mariglen Alterziu është futur në tualet  dhe pas disa minutash është konstatuar pa ndjenja i rënë në dysheme.

Menjëherë është thirrur stafi shëndetësor i turnit, i cili ka shkuar tek pacienti në orën 20.38, për një kohë më pak se 3 minuta dhe i ka dhënë ndihmën e parë, informon policia.

Një ekip i Drejtorisë së Përgjithshme dhe specialistët e SHKBB kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimin lidhur me rrethanat e vdekjes. Nga vlerësimi paraprak si dhe deklarimet e stafit shëndetësor dyshohet për arrest kardiak, por kjo pritet të konfirmohet nga ekspertët e mjekësisë ligjore.

“Nga të dhënat, ky i burgosur është klasifikuar si person i qetë dhe pa asnjë problematikë të veçantë, nuk ka asnjë evidencë që të ketë pasur konflikte apo hasmëri me persona të tjerë brenda regjimit, si dhe nuk ka të dhëna si përdorues i lëndëve narkotike apo psikotrope. Gjithashtu, që nga nisja e dënimit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga i ndjeri apo stafi mjekësor për probleme të mundshme shëndetësore,” informon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit