Një aksident tragjik është regjistruar të dielën përgjatë rrugës bregdetare të Adriatikut, pranë Orašac, afër Raguzës.
Në aksident u përfshinë 3 makina ku për pasojë humbi jetën një fëmijë dhe u plagosën 6 të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në 3 të mëngjesit të së dielës sipas policisë aksidenti ka ndodhur kur një 33-vjeçar shqiptar duke drejtuar një makinë me targa italiane në drejtim të Raguzës, ka kaluar në korsinë e hyrjes dhe ka përplasur një makinë me targa gjermane e drejtuar në drejtim të kundërt nga një 20-vjeçare gjermane.
Nga përplasja ata kanë marrë para edhe në makinë tjetër me targa sllovene, në timonin e së cilës ishte një kosovar 50-vjeçar.
Si pasojë e aksidentit të rëndë humbi jetën 6-vjeçarja shqiptare e cila ndodhej në makinën e 33-vjeçarit shqiptar, ndërsa tre pasagjerë të të njëjtit mjet, të gjithë shtetas shqiptarë, kanë pësuar lëndime të rënda.
Trupi i pajetë i fëmijës së ndjerë është transportuar në Repartin e Patologjisë në spitalin e Raguzës, ku do të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin e Raguzës.