-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Plagosi dy vëllezër pas një konflikti, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestim e 35-vjeçarit i cili plagosi me thikë dy vëllezër.

Në lidhje me ngjarjen është proceduar edhe një 17-vjeçar pasi dyshohet se sihte në dijeni të incidentit dhe nuk e ka kallëzuar krimin.

Gert Latifi pas një konflikti për motive të dobëta në rrugën “Thoma Koxhaj” ka goditur me mjet prerës  26-vjeçarin Rrest Abazaj dhe 31-vjeçarin Viliardo Abazaj.

Gjatë kontrollit fizik 35-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e 2 vëllezërve.

Dy vëllezërit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit