Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni u prit ditën e sotme nga homologu i saj Edi Rama në Vlorë.
Meloni me ftesë të Ramës, la pushimet e saj me familjen në një fermë në Puglia dhe erdhi me traget në portin e Vlorës.
Nga ana tjetër, mediat italiane ironizuan kryeministren e tyre me postimin ironik të pak ditëve më parë të Ramës i cili kishte krahasuar pushtimin e turistëve italianë në Shqipëri me zbarkimet e emigrantëve shqiptarë në vitin 1991.
Nisur nga kjo, në rrjet po qarkullon dhe një meme ku kryeministrja i drejtohet partnerit të saj në plazh: “Njëqind euro për një çadër dhe dy shezlogë? Giambru çohu dhe le të shkojmë në Shqipëri”.