Që prej ditës së djeshme në rrjetet sociale po qarkullon një video e kapur nga qytetarët e Divjakës ku dëgjohet kryebashkiaku, Josif Gorrea i cili ofendon banorët të cilët kanë dalë në protestë.
Protesta e banorëve është regjistruar prej ditësh ndërsa ata ankohen për plehrat të cilat digjen pranë zonave të banuara duke u sjellë probleme dhe vështirësi në përditshmëri.
Në videon e regjistruar një nga protestuesit merr në telefon Gorrean duke i kërkuar një zgjidhje dhe ky i fundit nis me ofendime dhe duke iu drejtuar se protesta duhet të niste 10 vite më parë.
Ai gjithashtu shtoi se ata nuk mund të protestojnë për atë dhe se ata nuk kanë shanse me Gorrean.
Qytetari: O kryetar! Tani këta kanë pretendime që mos të derdhen më, le të mbulohen, por vetëm të mos derdhen
Kryetari: I thuaj atyre të ikin dhe ti kishin bërë protestat para 10 vjetësh ai Like krva. Para 10 vjetësh ti kishte bërë. Sot ti nuk më bën mua prdhë…i thuaj atij
Videoja e plotë