Sara Hoxha triumfoi në edicionin e kaluar të “Dancing With The Stars” duke dërguar kupën në shtëpi.
Gjatë pjesëmarrjes së saj ajo u komentua shumë për performancat e kërcimit, që duhet ta pranojmë i realizonte si një profesioniste e vërtetë.
Edhe këtë vit mesa duket do ta shohim Sarën në “DWTS”, por jo në rolin e konkurrentes sigurisht.
Përflitet që blogerja do të jetë anëtare jurie e “Dancing with the Stars”. Nuk do të ishte habi në fakt, pasi Sara do të jetë edhe pjesë e filmit të “Në kuadër të dashurisë”.
Edhe Valbona Selimllari ka konfirmuar se do të jetë anëtare jurie edhe këtë vit.
Emrat që po qarkullojnë deri tani si konkurrentë janë Enxhi Nasufi, Eni Shehu, Sara Karaj, Efi Dhedhes dhe Nora Istrefi.