-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë për lirimin e Fredi Belerit, prezent kryebashkiaku i Athinës dhe i Selanikut

Kryesoret

Qytetarë dhe zyrtarë të lartë të ardhur nga Greqia kanë protestuar sot në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, të zgjedhur me vota si kryetar bashkie.

Prezent në protestë ishte edhe kryetari bashkisë së Selanikut, Kostandinos Zervas si dhe Kryetari bashkisë Athinës, Kostas Bakoyannis.

Në pankarta, shumica të shkruara greqisht, qytetarët kërkonin drejtësi sipas tyre për çështjen “Beleri”.

Kjo protestë vjen pak ditë pasi deputeti grek zhvilloi një takim me Belerin në Tiranë ku tha se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë do të krisen nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk lirohet.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Nuk ndalen qeveritarët grekë! Kryetari i bashkisë së Athinës sot në Himarë për Belerin 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit