Mediat greke raportojnë se kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis do të vizitojë sot Himarën.
Thuhet se ai do të mbështesë në qëndrimin e tij kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili është në qeli që prej majit me akuzën me blerjes së votave. Bakoyannis pritet të flasë në një tubim të minoritarëve grekë në Himarë në mbrëmje.
Më parë Beleri i ka mohuar akuzat, por rasti i tij ka shkaktuar tensione mes dy vendeve.
Kujtojmë se Athina ka kërcënuar se nëse Beleri nuk do të lirohet dhe nuk do lejohet të marrë postin e fituar në zgjedhje, Greqia do të bllokojë negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.