Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar pasi tentoi të vidhte me dhunë një automjet.
Ai gjithashtu kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë tentativës për ta arrestuar.
28-vjeçari me inicialet D. S. ditën e sotme rreth orës 11:10 në bulevardin e Kasharit tentoi të vidhte një automjet.
Në vijim të veprimeve, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 28-vjeçari, ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit, një tregtar makinash në Vorë, për ti marrë atij një automjet.
Ky rast është publikuar me video, në disa rrjete sociale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.