-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarret në Havai, historia tronditëse e mbijetesës së një familjeje

Kryesoret

Numri i viktimave nga zjarret në Havai arriti në 96 ndërsa Guvernatori Josh Green njoftoi se qyteti historik Lahaina është shkatërruar pothuajse plotësisht.

Vlerësimet paraprake sipas Guvernatorit Green tregojnë se dëmi i shkaktuar është 5.6 miliardë dollarë, ndërsa 2700 objekte janë shkrumbuar.

Ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të gjetur personat e zhdukur, të mbijetuarit po ndajnë histori tmerri se si kanë arritur të shpëtojnë nga zjarret që iu ndryshuan jetën përgjithmonë.

Këto pamje janë regjistruar me telefon celular nga 38-vjeçarja Akanesi Vaa, e cila tregon historinë tronditëse, se si ajo dhe familja e saj, mezi arritën t’ju shpëtojnë flakëve që u përhapen me shpejtësi në qytetin e tyre.

“Vetëm nga zona e parkimit deri në hyrje të kompleksit tonë të apartamenteve, qielli ndryshoi ngjyrë, nga blu në gri dhe më pas në të zezë dhe gjithçka që kemi parë ishte bërë prush nga zjarri dhe nuk e kishim idenë se çfarë po ndodhte. Nuk pati asnjë sirenë, asnjë paralajmërim. Të shihja komunitetin tonë, fqinjët e mi, shumë të moshuar që përpiqeshin të zbrisnin shkallët vetëm për të hipur në makinën e tyre, të thyente zemrën,” thotë zonja Vaa.

Zonja Vaa nuk është e vetmja që thotë se nuk kishte asnjë paralajmërim për zjarret. Për Guvernatorin e Havait, numri i madh i vdekjeve dhe shkatërrimi masiv erdhi si rezultat i përhapjes së zjarreve me shpejtësi nga erërat e fuqishme. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit