-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadorja amerikane në Rusi e viziton gazetarin e burgosur

Kryesoret

Ambasadorja amerikane në Rusi, Lynne Tracy e ka vizatuar të hënën në burg gazetarin e të përditshmes amerikane Wall Street Journal, Evan Gershkovich, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.

Kjo është vizita e tillë e tretë që realizohet, prej burgosjes së gazetarit në mars, nën akuzat për spiunim, të cilat ai i hedh poshtë.

“Ambasadorja Tracy ka thënë se Evan vazhdon të gëzojë shëndet të mirë dhe është i fortë, pavarësisht rrethanave,” ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se Uashingtoni pret që Moska të vazhdojë të ofrojë qasje në vizita.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Federatës Ruse që ta lirojë menjëherë Evan Gershkovichin dhe ta lirojë shtetasin tjetër amerikan, Paul Whelan, i cili është burgosur gabimisht,” ka thënë mes tjerash zëdhënësi.

Rusia ka thënë se e ka zënë Gershkovichin duke tentuar që të sigurojë sekrete ushtarake, sa ka qenë në një udhëtim në qytetin rus Jekaterinburg, mirëpo nuk ka ofruar dëshmi për ta mbështetur pretendimin. Edhe Wall Street Journal i hedh poshtë akuzat.

Departamenti amerikan i Shtetit konsideron se Gershkovich dhe Whelan janë arrestuar gabimisht dhe i ka përshkruar akuzat ndaj tyre si të pabaza.

Whelan, ish-pjesëtar i marinës amerikane, është ndaluar në Moskë më 2018 dhe tani e vuan një dënim prej 16 vjetësh nën akuzat për spiunim.

Rusia është pajtuar në të kaluarën që t’i këmbejë të burgosurit me Shtetet e Bashkuara.

Rasti i fundit ka qenë vitin e kaluar, kur ylli amerikan i basketbollit Brittney Griner, është këmbyer me Viktor Bout, trafikantin rus të armëve, i cili ka qenë i dënuar në Shtetet e Bashkuara. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit