-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Duket si alien”, zbulohet krijesa e pazakontë në Antarktidë /Foto

Kryesoret

Shkencëtarët vazhdojnë kërkimet e tyre dhe këtë herë duket se kanë zbuluar një krijesë të pazakontë e cila u vu re në fund të Antarktidës.

“Ylli i pendëve të luleshtrydhes” u quajt krijesa e zbuluar në Antarktidë, dhe mësohet se ka 20 tentakula të cilat mund të arrijnë 20 centimetra në gjatësi. Emri i saj i referohet luleshtrydhes dhe jo rastësisht.

Në përpjekje për të zbuluar më shumë rreth kësaj krijese të re, shkencëtarët hoqën disa tentakula dhe i çuan në bazën e tyre, e cila duket si një luleshtrydhe sipas studiuesve. Të paktën sipas tyre, sepse publikut në rrjet i ka konsideruar më shumë si forma “aliene”.

Tentakulat e saj, veçanërisht ato më të hollat, e ndihmojnë krijesën e veçantë të qëndrojë në fund të oqeanit, ndërsa tentakulat e saj më të mëdha e ndihmojnë atë të lëvizë përgjatë shtratit të detit.

Lloji i ri i përket krinoideve, ku gjejmë yll deti dhe iriq deti. Shumica e specieve të kësaj kategorie zakonisht kanë deri në 10 gjymtyrë.

Zakonisht jeton në një thellësi midis 65 metra dhe 1 kilometër nën sipërfaqen e detit. Koka e saj drejtohet nga fundi dhe tentakulat lëkunden drejt sipërfaqes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit