Një person është gjetur pa shenja jete në Zubin Potok. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes ndërsa hetimet kanë nisur si “vdekje e dyshimtë”.
Trupi i viktimës është dërguar në morg dhe pritet të bëhet autopsia për zbuluar shkaqet e vdekjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHIMTË/Zubin Potok 14.08.2023-22:00. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.