-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jo të gjithë e duan filmin “Barbie”, ja shteti i radhës që ndalon transmetimin e tij

Kryesoret

Algjeria e ka ndaluar shfaqjen e filmit Barbie nëpër kinema, me arsyetimin se bie ndesh me parimet morale.

Barbie, film që ka arkëtuar 1.2 miliard dollarë nëpër kinema në gjithë botën, është shfaqur në kinematë e Algjerisë prej 19 korrikut, deri më 13 gusht.

Agjencia e lajmeve 24 Algerie ka thënë se filmi është tërhequr për shkak të shkeljes së parimeve morale, duke i cituar disa burime.

“Algjeria është përfshirë në situatë kundërthënëse për Barbien, për shkak të skenave që janë për të rritur” dhe për aludimet për homoseksualitet, ka thënë agjencia tjetër e lajmeve TSA.

Ndonëse filmi është mbështetur nga komunitetit LGBT në gjithë botën, në film nuk ka referenca për marrëdhënie seksuale mes personave të gjinisë së njëjtë.

Ministria e Kulturës në Algjeri, e cila zakonisht deklarohet për këto çështje, deri më tani ka qëndruar e heshtur.

Vendim të ngjashëm kanë marrë edhe vendet tjera në rajon. Kuvajti e ka ndaluar shfaqjen e filmit duke thënë se shqetësohet për çështje etike.

Ministria e Kulturës në Liban ka thënë se u ka kërkuar autoriteteve ta ndalojnë shfaqjen e filmit për shkak të “promovimit të homoseksualitetit”. Ky film nuk është shfaqur as në Katar, dhe as nuk ka pasur njoftim zyrtar për të. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit