22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me shpejtësi “rrufe”! Makinat bëhen fije-fije në Elbasan (FOTO)

Kryesoret

Një aksident me tre të plagosur u regjistrua mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër. Një automjet është përplasur me një kamionçinë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesit e dy mjeteve dhe një pasagjer. Të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, automjeti që drejtohej nga shtetasi O. S., 26 vjeç, është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga shtetasi Sh. P., 58 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, shtetasja B. P., pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin Sh. P. dhe shtetasi A. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin O. S., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve” njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Tre të plagosur në pikë të mëngjesit në Elbasan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit