-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një polic në “tavën” e bosit? Lëvizjet, si i çmontuan agjentët amerikanë “ushtarët” në Vlorë?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga operacioni që Policia e Shtetit nisi në Vlorë dhe po zhvillon ndaj një grupi kriminal të trafikut të drogës të lokalizuar në Kurbin.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-s Amerikane.

10 persona janë arrestuar, e ndërsa janë bllokuar 4 gomone dhe një velierë, që trafikantët e lanë djegur.

Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një grupi me bazë në Fushë Kuqe të Kurbinit, që shkëmbente kanabis me heroinë/kokainë, e ndërsa mes tyre dhe ka shtetas të huaj.

Veliera është me flamur ukrainas, nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në Adriatik.

Hetimi po drejtohet nga prokurori i SPAK, Vladimir Mara, në hetim mësohet se është edhe një zyrtar i policisë.

Ende nuk dihet kush është drejtuesi i grupit. FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në Kurbin për kontrolle.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit