-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PAMJET: Kush janë “kokat” që “mbushën” Bllokun dhe plazhet me drogë?

Kryesoret

Pesë persona janë vënë në pranga këtë të martë në Tiranë pasi transportonin drogë nga Kosova në Shqipëri dhe më pas e shpërndanin në plazhe dhe lokalet e natës në kryeqytet, mes tyre në Bllok.

Policia u ka sekuestruar 10 mijë doza ekstazi. Të arrestuarit janë Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

“U arrestuan Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro. Këta persona duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusëve Prishtinë-Tiranë.

Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish.

Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci.

Tabletat e ekstazisë MDMA, së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis, një automjet, si dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” deklaroi drejtori i policisë Tiranë, Tonin Vocaj. Policia ka publikuar edhe pamjet e momenteve të arrestimit.

EMRAT/ Shisnin ekstazi në lokalet e Bllokut, malli vinte nga Kosova me linjën Prishtinë-Durrës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit