Zbardhen emrat e gjashtë personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Flakë në det” që zgjati dy ditë dhe në fund, por në fund policia arriti që të sekuestronte vetëm 28 kg kanabis, pasi trafikantët i vendosën flakën velierës që kishin mbushur me lëndë narkotike.
Guardia di Finanza dhe autoritetet te tjera ndërkombëtare, në bashkëpunim me SPAK dhe policinë shqiptare bënë të mundur finalizimin e operacionit.
Droga është zbuluar nga GdF në një velierë që shkonte nga Shqipëria për në Itali. Menjëherë janë njoftuar organet ligjzbatuese shqiptare. Një pjesë e velierës është djegur nga autorët, ndërsa në pranga kanë rënë deri më tani 6 persona, dy prej tyre me origjinë të huaj, ukrainas.
Pasi janë marrë në pyetje, policia ka nisur edhe një aksion në disa zona të vendit ku dyshohet se sigurohej dhe merrej lënda narkotike.
Mes të arrestuarve është edhe Arlind Ismailuka, ish-shef policie. Baza e grupit kriminal ishte në Fushë-Kuqe të Kurbinit.
Të arrestuar;
Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.
Veliera u dogj në det! Policia: 6 të arrestuar, 28 kg kanabis dhe 45 mijë Euro