Arrestohet në Himarë Theodhori Mërkuri, autori i plagosjes së policit Redin Caushaj mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ndodhi në Pilur.
Efektivi 28-vjeçar me detyrë inspektor i Policisë në Lukovë, ndodhet në gjendje kritike për jetën. Shkak u bë, sipas policisë, ndërhyrja e të riut për të zgjidhur një konflikt mes dy personave në fshatin Pilur.
Punonjësi i policisë ndodhej jashtë orarit të shërbimit teksa kalonte në rrugë pikasi dy persona që po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.
Tentativa e tij për të ulur tensionet dështoi pasi 60-vjeçari Theodhori Mërkuri e goditi me thikë Redin Caushajn dhe u largua menjëherë nga vendngjarja.
Por FNSH u vendos në aksion duke rrethuar fshatin dhe sot në mëngjes e ka arrestuar.
FOTO/ Familja dhe kolegët i rrinë tek koka! Ky është polici që i ngulën thikën