Mediat greke vazhdojnë që t’i kushtojnë hapësirë arrestimit të Fredi Belerit dhe protestës që u zhvillua pasditen e së hënës për lirimin e tij.
“Protothema” shkruan kryetari i zgjedhur i bashkisë në 14 Maj u fut në kurth me 400 Euro dhe u arrestua. “Kurthi i ngritur nga Rama për Belerin me tetë 50-çe euro” hapet artikulli.
Më tej gazeta thekson se në ditët në vijim avokatët e tij do të dorëzojnë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion Shqiptar (SPAK) një kërkesë të re për lirimin e kryebashkiakut të Himarës duke kërkuar që ai të lirohet me kushte shtrënguese, që të ketë mundësi të betohet.
“Data kritike për Belerin edhe pse shumë e cilësojnë ligjin përkatës si të paqartë me shumë interpretime – është 15 shtatori. Deri atëherë ai duhet të betohet dhe të marrë detyrat zyrtare, përndryshe zgjedhjet e Himarë do të përsëriten” shkruhet në artikull.